Keji

Eja në qytetin e qetësisë
Buzë lumbardhit të freskët
Keji të fton dhe magjepson
Eja në shadërvanin e rinisë.

Qyteti im dhe dashuria ime
Janë dy emra të lakuara
Kërkojnë ledhati dhe begati
Ofrojnë lumturi dhe bukuri.

Zgjohet Prizreni heret në mëngjes
Kalldërmat pastrohen dhe krenohen
Janë obelisku mijëra vjeçar
Tregojnë storje dhe traditë.

Saraqët, terzit dhe plisë punuesit
Reshtohen dhe ledhatohen
Sinan Pasha bukuroshja
Vëzhgon prej së larti dhe rrezaton.

 

Te therras

Therritur te kam nder nete me rradhe,
ne nete me yje, e te zeza pa to,
kerkuar te kam ne te detit vale,
ne driten e henes, nder fllade, ngado ….

Deshiruar te kam nder nete vetmie,
e ne po ato nete enderruar te kam,
pergjeruar te jam ne kete nate plot yje,
nje yll te behesh e te me vish prane …

Apokalipsi

Do doja të kisha prap atë dhimbje,
të kisha prap atë mall,
po endem në këtë shkretëtir heshtje,
porsi kalorsët tempullar.

Në vetmin time rinisën shirat,
dhe gjethet ëndrrat i mbuluan,
në mallin ku zbehur qëndrojnë dritat,
ngjason si një kështjell e harruar.

Do doja të kisha prap atë dhimbje,
dhe emri yt t’më grishte fort,
brenda detit tim të lundroje,
si një herë e një kohë.

Po zbehet qielli i vetmis time,
dhe ëndrrat janë me gjethe plot,
tani porsi në apokalipse,
kështjella mallit ra përtok.

Ledhatim

Ne çast,pergjumur floket shpupurita,
kur duart me mbeten diku,
Çudi dy lule kishin fjetur,
nje nate mes flokeve te mi,
Se di nese era mi solli apo ti?!

Fijezat e flokeve valeviten nga era,
dhe mberijne njera tjetren,
Buzeqeshjen time si perhera
copetohet duke u thyer ne fjalen“te dua”,
ne breg të buzeve te tua…!!!

Stinet

Bien stinët gjethe të zverdhura vjeshte
Udhëtarë të marrë,
udhëtarë të gjorë vrapojnë për ta prekur
qiellin para shiut
Stinët bien kokave rëndojnë frikën
Udhëtarët një ditë boshatisin
udhët pa prekur qiell as diell.

O me komb, o me dreq

Ia kam dronë, un ma shum satanit,
si kalë Troje kur futet ndër njerëzi
. Gjenë fole, n’shpirtn e ndoj trullanit,
dhe n’vend t’shpates, pret me ment e tij…
Dhe nisë neve, trutë me na i helmue,
lomsh tui ba, ngjarjet n’histori…
Shtremnon fakte gjith për me i besue,
se heroj t’nderit, s’paska n’shqiptari…
Be e rrfe, ai ban se kurrfar tiranësh,
s’jan katilat, që boten kan laknue!
Për Hitlerin, e gjithfar Sulltanësh,
bij profetësh, m’e lanë i kish emnue…
Çka po zihet, din kush me m’kallxue?
Mos jam anderr, a m’lanë mendt e kresë?
Lehtë ka dreqi, hesapet me i qërue,
me nji popull, kaq të dhanë mas fesë?

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.