Lamtumire
Ne funeralin tend, nuk munda te vi
te derdh mbi arkivol, lotet si shi!
As te fundit puthje, nuk t’a dhashe dot
te prekja me buze, ballin tend te ftohte!
Ne rugetim te fundit, dot s’te percolla
as edhe nje grusht me dhe mbi varr s’e hodha,
Por qava e vetme, une me ngasherim
Lamtumire perjete, o i shtrenjti im!
(heta)
Nena Ime
Vitet kalojne por nenen se harrojme,
Zemer e embel me dashuri,
Qe mbjell vec paqe e dashuri,
Je ti o nena ime je ti.
Zeri yt i embel,
Thell ne mua buron,
Dashurine tende,
Cdo femije e deshiron.
Dëshirë
Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.
Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.
Ku shtrohet vala
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.
Q’aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë…
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…
Kur te jesh merzitur shume
Këtu s’do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ata dy pleq
Një plak. Një plakë. Dhe një park.
Edhe një stol. Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej, shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!
Po pas një viti mbetën tre.
Një plak. Një stol. Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!
Në vjeshtë, ah, mbetën veç dy.
Një park. Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!
Nga: Skënder Rusi
