Category Archives: Poezi Shqip
Ne kete nate me shi
Ne kete nate me shi
Brengat nuk pushojne
Zemra e merzitur
Lotet me pikojne.
Nga thellesia e shpirtit
Kendohet nje elegji,
Nje ze i pikelluar
Tretet neper stuhi.
Me duaj vetem mua
Nese e do bukurine
atehere mos me duaj mua,
sepse ka te tjera
qe jan me te bukur se une!
Nese e do mencurine
atehere mos me duaj mua,
sepse ka te tjera
qe jan me te mencura se une!
Mergimtarit
E kerkova kuptimin
Ne valet e mergimit.
Nuk e gjeta shpetimin
Isha zog vuajtje e mjerimi…
Mos ngritni kulla ne ere,
Aty,apo ketu me mire!
Akund o te mjere
Jeta pa liri s’ka vlere…
Populli per liri nuk mbetet
As ne xhami ,as ne kishe,
Je vigjilent kurdoher,
Me syrin lart e syrin pishe.
Lutfi Coka, Tirane
Rinise sone
Rini e ketij vendi,
Te rinje, por punetore.
Te mbani mendjen te mesimi,
Me liber e laps ne dore.
Shkollen fort ta doni,
Lexoni libra shume.
Lexoni Naim, Mjede e Fisht,
Deri vone mos fleni gjume.
Jeta
Jetë moj e shtrenjta jetë,
O moj jeta ime,
Që të ngrysa në kurbet
Jetë plot mundime.
Endacakë nëpër botë
Qytet më qytet
Nga sytë s’mu ndan k’ta lotë
O moj e shtrenjta jetë.
Se dy qytete ka kjo jetë
Ah, kjo jetë e mjerë.
Një ku lind e një ku vdesë
E nuk ka të tjerë.
Bota nënujore
Heshtja frikësuese kërcënon
Qetësia vetëm ajo sundon
Jam i krisur apo diç më mundon
Që jam futur në këtë aeon.
Ç’marrëzi jam duke bërë
Janë këto krijesa apo ëndërr
Ç’është kjo botë errësirë
Është e vërtet apo tmerr.
