Veç atëherë
October 9, 2017
Poezi Dashurie
Atje ku bashkohen dy hënat
Atje, në asgjëkund,
Dhe dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.
Ku dielli bëhet akull
E deti bëhet shkrumb,
Dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.
Kur të gjesh fundin e botës
E tokën ta bësh dy,
Atëherë dhe mund të masësh
Atë ç’ka ndjej për ty.
Në ndodhtë apokalizëm
Mbarë botës, shkatërrim.
Atëherë gjithçka do zhduket
Jo ti nga shpirti im.
Poezi nga: Bledi Ylli
