Duaje Nënën dhe Babanë
Duaje Nënën dhe Babanë,
Se për ty zuri po qanë,
Kur ti ike në mërgim,
Copë e çik e griu mëlçinë.
I kujtohet si te rriti,
Bukë dhe qep pak krip i ngjiti,
Vuante, vuante ditë dhe natë,
Këmbë zbathur bukën thatë.
Duaje Nënën dhe Babanë,
Ri e pret ne derë dhe qanë,
Kërkon lulet me aromë,
Pret dhe qan evlat kërkon.
Larg pa Nënë e pa Baba,
Ngec çdo gjë në fyt çare ha,
Syri lot për dit lëshon,
Për evlatin kur e kujton.
Poezi nga: Veron Hoxhaj
