Me dy fjalë
Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Me të njëjtën ”pallto”, si përherë,
E me ”këpucët” gjysëm hapur,
Pret të shkosh, gjer në pranverë!
Numëron hapat i lodhur
Ik këndej e ik andej,
Mijëra herë “aty” i ndodhur,
Edhe kurrë s’shkove më tej.
Duke kërkuar për të mirën,
Që shumë herë e kishe pranë,
Fluturoje me dëshirën,
Me synim të shkosh “matanë”.
Nën diell e fshehur erdh’ pranvera,
Tani dhe palltua të mban vapë,
Me një bluzë si nga hera,
Prêt ti verën të vij prap.
Dita natës i dorrëzohej,
Nata, ditë bëhej në dritë,
Ditë për ditë shpirti harrohej,
Edhe plakej ditë për ditë!
Hedh mbi botë hapat i heshtur,
Edhe jeten, ”hedh” mbi botë.
Sa kujtime, sa dëshira,
Eh, sa vite, ”hedhur” kot!
Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Në shtrat mbuluar, si cdo natë,
Pret të marr i vdekur gjumi,
Në mes ëndrrash, endacak!
Poezi nga: Bledi Ylli
