Dashuri e mërzitur
Fuqishëm e desha një femër,
në një ditë vere me zheg
plagë të rënda më la në zemër
për buzët e saja të ëmbëla si shegë.
Mendoj vetëm për bukurinë e saj,
për flokët e mira të dendura,
s’mund kush nga ajo t’më ndaj,
se bënte hije prapa me të prekura.
Sa herë pres kur kthen nga shkolla,
sy gështenjë vetullat e holla,
qerpikë të zinj e të gjatë remb,
rrugës i jep dritë e shend.
Kalonte koha si lumi i flladitur,
nën hijen e degëzave u shtri ngadalë,
mbështeti kokën në krahun e vet,
i thaheshin buzët nga puhiza e lehtë.
Belbëzoi ca fjalë ngadalë,
thuajse i`a mori era,
priste të dashurin djalë,
kur do të hynte nga dera.
Mendimet i bënin ndeshje në kokë,
shumë gjëra kishte kujtim,
mandej hydhte shikimin në tokë,
të gjej për shpirtin shërim.
