Ku i kam?
Ku i kam vitet e mia,
Iku kënga, djalëria,
Iku gazi që e kishim
Kur së bashku, të tanë rrishim.
Kur dikush thoshte ndoji flajë,
Rridhte gazi valë e valë,
Ndihej kënga që me natë,
Ishim tanë një gjeneratë,
Verë e dimër, pa dallim,
Bashkë në punë e në mësim,
Ndihej zhurma ndër argatë,
Kur punonim gjerë më natë.
Tash janë ba me thinja tanë,
Se di kush, se ku janë,
Jemi nda, në kënde t’botës,
Vllau me vëlla, motra prej motrës.
O sa shumë do t’kisha dashtë,
Kokë me kokë, me u ba bashkë,
Me i qa hallet për çdo vit,
Qe s’na lanë ne, bashkë me u rritë!
– Poezia u dërgua nga: Sahit Shala
