Erdha
Erdha në ëndërr të, të takoj,
Por ti në gjumë te thellë më ishe,
Atë shpirt të qetë, s’bën ta trazoj,
Me atë butësi, në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t’i jap ty, me t’madhen shpresë,
Se ti, veç ti zemrën ma “shkule”,
Më ler me ëndrrën, më mirë te pres!
Ish ditë pranvere, në mes te prillit,
Kur unë po vija, tërë buzë gaz,
Zogjtë këndonin gjer n ‘kupën e qiellit,
Ti po vrapoje, unë të ndiqja pas.
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra?
Do të të hidhem në përqafim,
Çaste të tilla, shërojnë plot zemra,
Ti je “magjia” e shpirtit tim!
Ti tash po flije, butë si drenushë,
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj?
Me iku mendja, të t ‘puq në gushë,
Kush mund të ma thoshte, së paskam faj?
Poezi nga: SahitS hala
