Dasma
Porsi lule, mbi kurora,
Po vijnë të rinjtë nga diaspora,
Me u ba bashkë, vllezër e motra,
Veç për gëzim, i pret Kosova!
Për fillim kërcet tupani,
Na banë bashkë, porsi varg mali.
Të gjithë bashkë, kanë hy në valle,
Nipa, mbesa, dajallarë.
Zoti i sh’tpisë e ngre ”dollinë”,
Lart mbi kokë gotën e ngrenë,
Përshëndet të gjithë, me radhë,
Lum si unë, që m’keni ardhë.
Hajt se sonte do t’a kallim,
Për shumë vjet, ta hjekim mallin,
Kurre, s’ kem pas ma gezim se sot,
Janë bashkë, gazi me lot.
Poezi nga: Sahit Shala
