Marsi
Një pikë shiu rrodhi mbi gjethe
Lule borën e mashtroi,
Nxori kokën me të shpejtë,
Tujë mëndua se dimri shkoi.
Kur papritmas filloi era,
Mirë e tundi nga çdo anë,
Sa u hidhërua lule mjera,
Por me te s’deshi me u zanë!
Unë jam të më marrësh erë,
Të t’i kënaq, gushën me faqe,
Kur vjen prilli gjerë e gjerë
Do të hapem nëpër bahçe.
Po ky qenka “majça-keqi”,
Që të mashtron shumë herë në ditë,
Pse mendon ai kokë dyfeku,
Se prej tij unë kam me u rritë?
Shpesh vet dielli e nxjerrë kokën
Thua se vera paska dalë,
Por shpejt bora e mbulon tokën,
S’të le vend, me thanë një fjalë.
Pra ky marsi muaji i tretë
Na ka dalë çudia vet!
Shpesh na “shet dushkun për gogla”,
Thotë pranverën: “unë ju solla”!
Poezi nga: Sahit Shala
