Dasma
Motra, vllezer,
si kurora,
po na vijnë dora, dora,
Per pushim nga diaspora,
Ju rrahë zemra, bumë, e bamë
Sa gëzim ne zemër, kanë,
se kanë ardhe n’trojet etnike
ktu ku kndohet, kënga shqipe!
Hajde vlla vallës t’ja nisim,
bardhë si bora t’a vejmë plisin,
Ta fillojmë nje valle t’madhe,
mbi k’te tokë qe është shqiptare!
Se ky gëzim, qe e kam sot,
me ka ba, me u zbrazë ne lot,
Por sot kemi darsem t’madhe,
“kuq e zi” do t’hyjmë ne valle!
Kur bashkohet farë e fisi,
tund shamija, dridhet plisi,
Dorë per dore hedhim valle,
Ne ketë tokën Kosovare!
Eja mik vallës t’ja nisim
Ta gezojmë sot farefisin,
nuse dhandërr bashkë me i ba,
si shqiponjat krahë më krah!
Poezi nga: Sahit Shala
