Kur të jesh pa mua
Në pragun e derës më nuk do shkel
As flokët e thinjura nuk do i shohësh
Shtrati bosh pa trupin tim do të ngel
E ti pak e nga pak do të mësohesh!
Unë kam ikur, pluhur jamë bërë
Por në ëndërra do trokas çdo natë
Kur ti të dremisësh , gjumi do të zërë
Unë do të rëmis për të thënë: Fli rehat!
Kafen e mëngjesit do ta pish vetëm
Buzë mbrëmjes kur ti të rrish ulur
Castet tona kujtoj se si ne u gjetëm ?!
E jetën e kaluam si deshëm, e dashur?
Të them e dashur edhe në plakje
Se ti mbetesh gruaja ëngjëllore
Me buzët, syt, trupin, pa mpakje
Prej ditës që zemrën time ma more!
Mos u anko se trupi yt është sëmurë
Unë s’jam më që të shërbej si ti mua
Je e vetme për keq e për mirë e dashur!
Edhe pse vij s’të ndihmoj dot si unë dua.
Veç të shoh duke pritur që të vish
Por përsëri s’të them që të nxitohesh
Se s’këthehemi më pas, përjet këtu do rrish
Prandaj jeto për mua, prej meje mos të helmohesh!
Poezi nga: David Glor
