Ne kryqezim
Në një nga kryqëzimet e jetës
papritur u takuam,
kur unë s’isha unë…e ti s’ishe ti,
u pamë një herë gjatë në sy,
dhe mbetëm të mbërthyer aty.
Rrugën humbëm,
nuk dinim nga shkonim,
here shkelnim në gropa,
herë mbi bar e asfalt,
here humbnim njeri tjetrin,
herë e gjenim prapë.
Sot përsëri u takuam
ne të njëjtin kryqëzim,
ku atëherë u pamë
e sot ndjejmë mallëngjim,
shihemi në sy e s’njihemi,
rruget tashmë i dimë,
por une s’jam më unë
e ti s’je më ti.
Duhet te vazhdojmë rrugën,
secili në tjetër drejtim,
por këmbët nuk lëvizin,
syte na kanë ngrirë,
midis nesh heshtja e gjatë,
ne përsëri në atë kryqëzim.
