Kërkim – Falje
Gabimi im i rastësishëm
Nuk dija si do reflektohet
Pasojat e tij të mundshme
Nuk i paramendoja.
Fillova t’u besoj fjalëve të mia
Edhe pse ishin gënjeshtër
Braktisa nuk mendova më për të
Jeta vazhdoi pa kthim prapa.
Rrëmuja e shkaktuar
Goditi cakun e caktuar
Lëmsh dhe ngatërrim
Shkaktoi në jetën e saj.
Pluhuri dhe shiu qetësohen
Agon dita e re
Dielli dhe flakët e tij
Shlyen motin e keq.
Fjalët e mia si shtizë
Goditën ashpër dhe pa ngurrim
Shpirtin e njomë të padjallëzuar
Vajzës së bekuar Shqipe.
Kërkim- falje është dobësi tani
Shpagim i çfarëdo lloj gabimi
E vetmja gjë që mund të bëjë
Ofrojë dorën e miqësisë.
Madhështia e saj cilësore
Pranimi i dorës së ofruar
Konfuzioni dhe paqartësia
Patën efektin dyanësor.
Sot në anijen tonë lundruese
Çajmë valët e jetës bashkë
Kuptova se pjesa ime e dytë
Drejtpërsëdrejti goditi edhe pjesën e parë
MUA.
