Nën shkëmb
Mbuluar me ombrellën e dashurisë
Ndiej frymëmarrjen e vajzërisë
Veshur me buzëqeshje
Gëzoj lumturinë në fjalët e saj.
Nata Karibiane vallëzon
Ngjitur për trupi flauta dirigjon
Hëna e plotë vështron me xhelozi
Krijesat e dashuruar në hijen e saj.
Pija ekstaza e dashurisë rrjedhë si burimi malor
Qeshurat e dëlira shijojnë deliriumin
Puthjet e zjarrta si patkoi i dashurisë
Ledhatimet e buta si violina potësojnë muzikën.
Pikat e para të shiut na ftojnë në vetmi
Përqafuar si një kërkojmë këndin
Nën shkëmbin e ujëvares tek neoni grin
Shpërthejnë emocionet e bukurës rini.
