Udhetim i fundit
Dera e hekurt u mbyll aq rende
Dhe nates ne fytyre fort iu hodh,
Kerkoj per’rreth te gjej nje kend
Te mbeshtetem pak e shpirtin ta c’lodh…
Nje zhurme e larget ma prishi qetesine
Po kalon treni i fundit per sot,
Mbi binar te ndryshkur ulerine
Ah sikur t’me merrte dhe mua o Zot!
Ne vagonin e fundit te me mbaje
Flakerimthi le te niset ne udhtim,
Dhe le ti keputen frenat pastaj
Mbi binar te vjeter te iki pa kthim!
