Mos i’a zini rrezen diellit
Dielli erdhi me agimin,
rreze mbushur plot për plot,
natyrës, njerëzve u dha ndriçimin,
rrezet mbushur me të ngrohtë…
Seç u shfaq, paprit, babëzia,
diellin, ajrin i dua vet,
dhe po ngordhi gjithë njerëzia
nuk kam gajle, nuk kam dert…
Dhe babëzia e pangopur,
nxorri në dritë fytyrën e vet,
nuk e dinë se ja bëjnë gropën,
dielli, ajri s’janë veç t’vet’…
Mos ja zini rrezen diellit,
ajrin jo! -mos na helmoni,
se do ngrihemi gjithë në këmbë,
keqas fare do dërmoheni…!
