Si ty
Floket e tua i kreha me mendimet e mia,
c’fare ke ?… Jam ndryshe nga fotografia,
ta pata thene … Jam ndryshe po te me njohesh nga prane,
e mban mend ?…. Ende pa te thene ” te kam shume xhane ” ….
Buzet e tua i preka me deshirat e mia,
te puthjes sime pararoja,
ngrite nje te embel bote, ne te shpirtit tim rrenoja,
ta pata thene … Nuk jam dhimbje,
edhe pse me gjete duke renkuar,
te thash qe nuk bie edhe pse me pe rrezuar ….
… Ne naten time, ti me e bukur se nje hene,
si nje diell i bukur e per erresire nuk le me vend’,
si mund te bie ?… Tashme nuk mund te vdes,
kam ty, forcen e shpirtit e mundem te t’pres …..
Nder kohe nje shkemb qe ndoshta me mall lulezon,
nuk eshte e cuditeshme dhe te mundesh te kuptosh,
se asgje pra, asgje ne kete bote nuk eshte pa kuptim,
sikurse dhe ti moj fryme e jete e shpirtit tim ….
Fytyren tende e perkedhel me nje embelsi shpirti,
e brenda fotografise ti me buzeqesh plot jete,
nuk mundem tashme te mendoj se kjo jete,
me mua vazhdon te jet e padrejte ….
Oh… Lufta eshte e tmerrshme, dhe kacafytja me jeten gjithashtu
ne debatin me vetveten do te mundesh te kuptosh,
se qe linde dikush derdhi shume mund,
mes dhimbjesh erdhe ne kete bote ….
E pas castit te dhimbjes pushton lumturia,
kur buzet e tua prekin buzet e mia,
malli therrmohet e nder fllade fluturon, hi,
dhe brengat e shpirtit shnderrohen ne dashuri !!!…
Si ty …
… Deshire e shpirtit tim,
dielli i bukur qe me ndrit ne agim,
fllad plot jet’ nder shpirt te shkretuar,
melodi e embel, e lumturuar,
mes pikes se lotit nga mall i kristalte,
per nje shpirt te bukur,
per nje jete te zjarrte,
cuditerisht te embel keshtu si je ti,
puthje e perlotur, permbytur me dashuri !.
