Kurorezimi
Nëse një ditë hapat e ëndërrave tuaja
rastisht do të sjellin
poshtë shtëpisë së zemrës sime
e zemra jote plagë aty do të ndalet për një çast,
atje,
mes erës së luleve në botën e zemrës sime
që troket butësisht për të qenë së bashku qoftë dhe për një çast,
për një psherëtimë, për një rrahje zemre,
kokën mbështetur mbi gjoksin tim,
buzët e mia mbi ballin tënd
mes përkedheeljesh ëmbëlsisht pa fund,
në bashkim shpirtërash gjer në barrirat e kohëve,
s’do t’na mjaftonin as një mijë vjet.
E unë do të flisja me gjuhën e syve të mi,
këtyre liqejve të thellë që falin gjithmonë,
Do flisja me gjuhën e duarve të mia delikate rreth fytyrës tënde
ku çdo rrudhë dhimbje është e mbushur plot me dashurinë time.
Me buzët e mia në gojën tënde
dashurinë do ta shprehja
bukurisht në lartësi ndjenjash qiellore
që çdo krijesë njerëzore do ketë njohur
me të çmendurin pasion,
nga thellësitë e trupit drejt syve të tu,
nga duart e mia në duart e tua,
nga buzet e tua në trupin tim
nga sytë e tu në zemrën time
dhe me duart e ëmbla mbyllmi lehtë të rëndat qepalla
nga hullitë e detrave që të lumtura
për herë të vetmen në jetën time thithën nektarin Hyjnor
të jem e dashuruar kaq thellësisht e me të zjarrtën mënyrë
dhe sa herë do t’i mbyll sytë dhe gjer në të vetmen frymë
para meje do të shfaqen karvanë beduinësh
prej të cilëve zogj të praruar do të fluturojnë drejt detit e erërave,
duke shkuar drejt brigjesh të reja zemërlehtë
se kanë jetuar qoftë dhe një çast të vetëm.
(Claude Chatron – Colliet)
