Vendi im
Në vendin tim n’atdhe,
Dua të nisem e të shkoj,
Atje ku flitet gjuha ime,
Ku kalova fëmijërinë time.
Atje ku është gjaku im,
Atje ngrohet shpirti im,
kur je larg në mërgrim,
rënkon zemra pa pushim.
Dua të shkoj në vendin tim,
T’i ç’lodh sytë n’atë gjelbërim
T’i marr erë trëndafilit,
Të dëgjoj zërin e bilbilit.
Në vendin tim të shkoj,
Të dal lirshëm në tokën mëmë,
Mallin në zemër e mbaj,
përjetë mbetem bijë e saj!
