Pse, o nene?
Pse me braktise, o nene?
C’faj ka nje foshnje e mitur?
Pse nuk me fale pak ngrohtesi?
Po me le vete me u rritur?
Ku u zhduke ti o nene,
kur une per ty pata nevoje?
Po dhimbje per mua nuk ndjeve,
shpinen ku ma ktheve?
Prej cfare dashurie
me ke lindur mua?
Me se ke ushqyer,
me dhimbjet dhe lotet e tua?
Pse tani po me kerkon?
Tani je penduar?
E une me prinderit gjalle,
e braktisur kam jetuar.
Babai u largua,
po ti pse me leshove,
Ku te shkoje ti
me merrje dhe mua.
Ku te haje ti o nene,
me jepje nje kafshate,
Ne prehrin tend te fleja,
pak qetesi te gjeja.
Te me kishe mesuar te dua,
te ndjeja vetem pak dashuri,
Tani jam mbushur me urrejtje
qe s’mund te kete nje njeri.
U rrita pa dashurine prinderore
kur me se shumti pata nevoje,
Qaja per mamin dhe babin,
qe nuk dija ku ti kerkoj.
Kur me afrohej ditelindja,
enderroja per nje dhurate,
Prinderit e mi te vinin,
e ketu, te mos me linin.
