Sa është numri i këmishës sime
Kjo kafkë e thyer
Dhe kjo dorë
Të kujt janë këto gjymtyrë
Në këtë ekspozitë njerëzish.
Po sytë
Që më shikojnë me mallëngjim
Çfarë mendojnë
Për prejardhjen time.
O ju lutem njerëz
Merreni vetën pak me të mirë
Një ditë
Druaj që nuk shkon larg
Do të pendoheni.
Nxirreni nga burgu
Veshin tim të prerë
Çfarë është ky eksperiment
Që lozni me ndjenja njerëzore.
Sërish ju lutem
Më tregoni
Kur erdhën këpucët e mia këtu
Sa është numri i këmishës sime
Që rri varur
Në kujtesën e juaj.
