BURRI ME GRUA
Markua do të vdesë,
nuk i mbeti shpresë,
dhe gruas i thotë
duke fshirë lot:
– do të vdes moj grua:
jam keq i sëmurë!
po hajde më thua:
që kur më ke burrë,
më ke mbajtur nderë?
Nga mua më mirë
ke dashur të tjerë?
Më ke vërë brirë?
Fol, mos ki frikë,
trego të vërtetën,
se edhe për një çikë
do ta humbas jetën!
– Po n’u sherofsh prapë?
e shoqja i thotë
dhe mori një napë
për të fshirë lot.
nuk i mbeti shpresë,
dhe gruas i thotë
duke fshirë lot:
– do të vdes moj grua:
jam keq i sëmurë!
po hajde më thua:
që kur më ke burrë,
më ke mbajtur nderë?
Nga mua më mirë
ke dashur të tjerë?
Më ke vërë brirë?
Fol, mos ki frikë,
trego të vërtetën,
se edhe për një çikë
do ta humbas jetën!
– Po n’u sherofsh prapë?
e shoqja i thotë
dhe mori një napë
për të fshirë lot.

Leave a Reply