Tingujt e kitarës
Me kitarë këndoj lënduar
melodinë që doje ti,
ulur në cep të një dritare
e mendoj sikur vjen ti.
Teksa flisje ti me endje
E me trup më beje finde,
Përmbi taka kryelartë
Ishe ti muza ime.
Nëpër buzë lëshoje fjalë,
Fjalë të ëmbla dashurie,
e mbi tela të kitarës,
rrije ti më bëje hije.
Dashuruar me vite ndenja,
tingullin e kitarës dëgjoj unë sot,
Aty në dhomën time të vjetër
vazhdoj të pres por është e kotë!
Poezi nga: Maurisja Xhamaqi