Kur pritja mbaron
Të prita shumë e ditët humba,
E netëve shpirtin e humbja krejt,
Kur shpirti mëson të arratiset,
Nuk kthehet më, në rrugë të drejtë.
Tani rebel edhe i dehur,
Nuk mund të pres asgjë nga ti,
Sa dashuri mbeti pa shprehur,
U tret në pritje! Sa dashuri!
Diku dëgjova për “ardhjen’’ tënde,
Nuk u gëzova për çudi,
Ndoshta shpirti që të donte,
S’është me mua më… tani!
Kur shumë të doja, s’munda të kem,
Tani që erdhe nuk mund të dua,
Sepse pranova që s’më përket,
E mbete larg, shumë larg nga mua.
Poezi nga: Bledi Ylli