Zëri i shtegtarit
Cak e cukë përmbi çati,
Një shtegtar qe vije, për vjet,
Me plotë endje e mjeshtri,
Po ndërtonte, çerdhen vet.
Me mjeshtri e plo kujdes,
Kashtë e llaç i bënin bashkë,
Ciu e ciu, si të kishin shpresë,
Se një ditë shumë kam me i dashtë!
Unë si fëmijë, “mistrec i vogël”
Nganjëherë hedhja ndaj gurë,
Fat i madh qe si qëlloja,
S’mund t’i hedhja, përmbi murë!
Po ta dija, për pakë vite
Se dhe vet do jem shtegtar,
Ika me tre dallëndyshe,
Larg n ‘veri këtu kam ardhë.
Edhe ne tash kem dy çerdhe,
Një këtu, e një në atdhe,
Lamtumirë e mirëserdhe,
Për të tjera nuk dimë ne!
Poezi nga:Sahit Shala
