Natë Pranvere
Të gjithë kanë rënë në gjumë
Livadhi, grur e misër nëpër fusha
Aty rrjedh ngadal përmes zajeve lumi
Fëshfërijn si padashje gjethet nëpër fusha!
Nëpër xhama trokasin pikëlat e vesës
Pluhuri i tokës nis të ngrihet pa pyetur
Merr frym tok e asafalti , dera e lesës
Që mbart kasollja e vjetër në fshatin e tretur.
E tretur në ëndërra, e tretur në dëshira
E vetmja që rri zgjuar është hëna që lexon
Gjethet e kalbura, lulet e lulnajeve të mbira
Në fushat e mbjella e të pa mbjella që kalon.
Të gjithë kanë rënë gjumë, s’janë zgjuar
Por për çudi ! Feksja e mëngjesit më herët
Nëpër hijet e kumbullave, luleve të gjelbruar
E fshati s’tretej më se u zgjua prej natës së errët !
Nga : L.S