Nena

Ra ai prej gjunjëve të saj si lëmsh peri.
Ngutazi hodhi shtat dhe mori qorthi arratinë.
Ajo mbajti zanafillën e jetës, duke e sjellur qark gishtit,
si një myhyr të hollë. Deshi ta mbrojë.
E ai u rrokullis prej rrëpire dhe u kap për mal.
Dhe vinte te ajo, firifiu, dhe heshtëte.
Tash kurrë më s’ka për t’u kthyer në fronin e ëmbël t’atyre gjunjëve.
Duart e zgjatura shndrijnë në terr si qyteti
I lashtë.
fotografia
me këtë vogëlush të palëvizshëm si shigjeta e Eleatit
vogëlushin në barëra të larta njëlloj sikur unë
përveç datës së lindjes dhe linjave papilare
u nis im atë në vigjilje të luftës së dytë persiane
gjykuar pas gjetheve dhe reve ka qenë mbase gusht
zogjtë gjingallat kumbonin erëmimin e begatë të drithit
rridhte lumi teposhtë ai që në hartat romake quhet Gipanis
gjeratorja dhe afërsia e stuhisë priren të fshihen te grekët
kolonitë e tyre bregdetare nuk ishin fort larg
buzagazi i vogëlushit është i padhunë i pangrysur një grimë
ai njeh sall hijen e kapelës prej kashte hijen e pishave hijen e shpive
e nëse mugëtirën – atëherë mugëtirën e mbrëmjes
vogëlushi im Isaaku im përkule qafëzën
gjithqysh sa hap e mshel sytë – dhimba e mandej do të jesh
gjithë çfarë ta ka ënda – linjë dallëndysheje fusharake
më duhet të derdh gjakun tënd vogëlushi im
që të mbetesh i pamëkatë nën dritë vetëtime
i shpëtuar përjetë si miza në qelibar
i bukur si fieri që gjalloi në qymyr


Post a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

list of car brands