Shqiponjat arbërore

Nga thellësia e shpirtit erdhi loti i detit
Si ujë Valbonë  rrodhi  për mbi faqe,
Pranë gjirit të nënës  kokën fortë mbështeta
Tek shqipja me dy krena bijtë e saj gjejnë paqe.

Afrohem e lulëkuqen këputa atje tek zalli
Dhe shqipes sime ia vendosa në ballë,
Ëndrrat u zgjuan  ku piva qumështin e nënës
E gurët e dhimbjes u tretën aty dalëngadalë.

Eca,eca i përgjumur në pesë  kontinente
Si anije nëpër dete mendimet shtegtuan si magelan,
Shekujt e pabesë gjakun derdhën në tokën Arbërore
Ndërsa lulëkuqja në sfond shqiponjën në gji mban.

Gjethet e përflakura të nëntorit vjeshtak
U shkundën nga shekujt rreth trungut të vet,
Shumëngjyrat  bashkoi,-  nga ato lindën vetëm dy
E kuqja, e zeza shkruan  fjalën PAVARSI!

Shqiponjat  Arbërore  zbritën në Vlorë
Dielli i nëntorit ngrohu ngjyrat  Kuq e Zi,
Në valët  e flamurit akujt e shekujve u shkrinë
Dhe puthjet e Isa Boletinit vulosën Pavdekësi!

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.