Xhevahir Cirongu

Xhevahir Cirongu

Lindi me:   1959
Lindi në: Leskovë- Skrapar
Kombësia:   Shqiptar
Profesioni:   Shkrimtar

  Biografia
Ka lindur në fshatin Leskovë,Tomorricë-Skrapar,në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e mbaroi në vendlindje, viti 1981. Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, dhe mbaroi atë  shkëlqyeshëm në vitin 1990. Pranë gazetës ‘’Jehona e Skraparit’’, ka kryer kursin e gazetarisë. Nga viti 1978 deri më 1987, ai ka bashkëpunuar  me kabinetin e gjuhësisë së rrethit skrapar ,(skektorin e leksikologjisë  dhe leksikografisë).
Krijimtarinë e ka nisur  herët , që kur ishte nxënës  në bangot e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat ‘’Fatosi’’ e ‘’Pionieri’’. Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan  e boton  në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike. Në vitin 1984, merr çmim të parë në festivalin kombëtar  të këngës për fëmijë që u organizua në qytetin e Shkodrës ; me titullin e këngës ‘’Ligjëron nëna për djalin’’ të kompozuar nga Hajri Xhamëni. Po kështu, ka shkruar tekste këngësh  folklorike. Kënga  me motive të dasmës së krahinës së Skraparit ‘’Moj nuse, faqe simite’’ merr çmimin e dytë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Eshtë autor i katër këngëve , që janë hedhur në disk  të kënduara nga  këngëtarët popullorë Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, në vitin  2009 dhe  2013 –ën. Tekstet e këngëve  iu kushtohen  dëshmorëve të Vlushës (të vrarë në luftën e dytë botërore-1944) ; si dhe  Astrit Suli, Dëshmor i Kombit , i cili dha jetën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Në vitin 2009 merr pjesë në konkursin letrar për tregimin  më të mirë të organizuar nga  shtëpia  botuese ‘’Ada’’ për revistën ‘’Obelisk’’, ku tregimi me titull ‘’ Hijet e harresës’’ hyn në antologjinë ‘’Tregimit e obeliskut’’.  Me poezinë ‘’Nëna’’ merr pjesë në antologjinë ‘’Lotët e Virgjër’’ me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga ‘’APCO’’ 8 mars 2012 në Londër. Ku midis 143 poetëve nga gjithë trojet shqiptare është edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu.  Po kështu, autori Xhevahir Cirongu është  edhe redaktor e korrektor i mbi 50 librave . Poezitë e Xh.Cirongut  janë  vlerësuar edhe nga kritikë e studiues të ndryshëm.Të tillë janë Faik Xhani – Tiranë e Pjetër Cara – Durrës, i cili vlerëson poezitë te libri me titullin ‘’Bisedë me poezinë’’ midis autorëve të tjerë edhe krijuesin e trevës së skraparit, poetin e ri nga Leskova e tomorricës,  Xhevahir Cirongu.
Ka punuar në Kulturë e telekom deri në vitin 1990. Edhe sot  shkruan në mendjen e shkruar dhe atë elektronike në të gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri tani  është autor i  6  librave . Ka në proces botimi edhe 7 të tjerë me tematkë të ndryshme. Deri më sot , publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu , në fushën e gazetarisë ka botuar  rreth  3000 mijë artikuj të fushave të ndryshme.
Jo vetëm kaq, xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar Janë me dhjeta kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre. Ai di të qëndisi bukur fjalën e shkruar dhe të bëjë vlerësim real që mirëpritet nga lexuesi i mirëfilltë letrar.
Ka bashkëpunuar  dhe është bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave  brenda dhe jashtë vendit. Ai ka shkruar në revistën ‘’Fatosi’,’’Pionieri’’, ‘’Shqiptarja e re’’, ‘’Hosteni’’, ‘’Obelisk’’,’’Dituria’’,’’Metafora’’,’’Vegime letrar’’etj.                                                                Por edhe në gazetat ’’Jehona e skraparit’’, ‘’Lftëtari’’,’’Puna’’,Zëri i rinisë’’,’’Bulevard’’,  ‘’E vërteta’’,’’Ndryshe’’,’’Zëri i popullit’’, ‘’Republika’’, ‘’Kushtrim brezash’’,’’Telegraf’’, por edhe në  ’’Drita’’, ‘’Muzgu’’, ‘’Dielli i Tomorrit’’ ,’’Nacional’’,etj.

Poezitë e autorit:

Botime të autorit

  • Vëllimin me poezi ‘’Kush ia shkeli syrin Ildës’’, viti 2005. ‘’Gutenberg’’Kavajë.
  • Poezi ‘’Shpirtit i therës’’ , maj 2009, ‘’Gutenberg’’ Kavajë.
  • Cikël  me poezi në librin me titull ‘’Mall nga oqeani’’, botimet ‘’Ada’’, viti 2010 -Tiranë.(ese,tregime,kritikë,portrete,skica).
  • ‘’Tomarrica zemra jonë’’ libër historik.-2010.
  • Vëllim me tregime’’Misteri i një gruaje’’-2012.
  • ’’Bisqet e gjakut’’ libër historik,viti 2013.
  • Eshtë  anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës.
PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.