Tag Archives: syte e tu

Rri urtë o brenga ime

Rri urtë o brenga ime dhe falmë qetësinë,
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani,
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti,
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri.

Jam përherë pranë teje

Ti je krejt ndryshe nga të tjerat
si nata me ditën, ndryshe më je,
me sy rreth vetes i rrotullon erërat,
me shikimet e qeta, ciklone ngre!

Prej ciklonesh rrëmbehem si letër,
rreth teje rrotullohem prej shikimit therës,
me ëndrra prej ere shtroj shtretër,
zgjohem në luftë me mullinjtë e erës!

Netëve n’ëndrra jam me ty përherë,
dhe ditën në vegime jam prap me ty,
kthehem në ajër, kthehem në erë,
të prek ato buzë, të puth ata sy!

Poezi nga: Skender Laze Trebeshina

Engjellit tim

Kur rrezja e pare bie ngadale
Mbi ate qerpikun tend te zi,
Hap syte e embel me buzeqesh
Sa bukur te ndrijne ata sy!

Ata sy aq embel me shikojne,
E une dua te mbetem aty,
Te shkrihem ne perqafimin tend
Kur thua “Mami te kam xhan, e di?”

Edhe sa?

Sa herë është mbushur kupa e është derdhur
Gjithmonë e njëjta shprehje, ‘’mjaftë më’’,
Mendohemi me dorën grushtë të mbledhur,
Logjikën nga çmenduria s’e ndan asgjë.

E sa herë do të vazhdojë ky kaos ndjenjash?
Do t’përsëritet sepse zemra s’bëhet gur,
Kur jeta zbret në rrjedha të çuditshme
Logjika e çmenduria s’ndahen kurrë!

Kur sytë të marrin flakë nga zemërimi,
E ngjyra në këtë botë s’do shohësh më,
I largët fantazon edhe shërimi,
Logjika e çmenduria janë bërë një!

Te lutem mos me harro

Kur qielli te leshoje rrebesh
zgjati duart e tua te zhveshura ngadale.
Ne ndonje pike shiu do t’me gjesh
kur te rreshkas mbi trupin tend vale.

Ne ato te parat shkendi te drites.
Kur agojne embel ditet e tua.
Kur te te dhembe plaga e pritjes
Ajo dhimbje e jotja te me vrase mua.

Me shuaj mallin

-Mbeshtetem ne kraharorin tend,
dhe lerme rrahjet e zemres ti degjoj
te ndjej frymemarrjen tende
dhe kohen bej te ndaloj…

-Perqafome e shterngome fort,
aromen tende dua te ndjej,
te kuptoj se te kam prane,
dhe veten nuk po e genjej…

-Dua te te shoh ne sy,
deri kur mallin ta shuaj,
nuk gjej dot fjale ti them,
larg teje sa shume vuaj..

.-E nese syte e mi me mbyllen,
te lutem prane meje qendro,
qe te besoj se nuk ishte enderr,
tjetren dite me puthjen tende me zgjo.

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.