Tag Archives: poezi te bukura

Me mijëra netë

Nuk ka mbiemër të t’përshkruaj,
As epitet të t’krahasoj,
Një cigan në vend të huaj,
Bardh’ e zi të pikturoi!

Të kam përballë portret i vjetër,
Pikturë e lirë edhe e thjeshtë,
Eshtë zhubrosur ajo letër,
Nga ai shi, at’herë në vjeshtë!

Por përsëri ti je përrallore,
Si të ket’ bërë Da Vinci vetë,
Buz’qeshja jote ashtu hyjnore,
Dhe sytë e tu, të kaltërt, det!

Më ndodh shpesh ashtu në heshtje,
Me ty pa rreshtur, të bisedoj,
Nuk jam i çmendur, të flas me vete,
Nuk nxjerr zë, imagjinoj!

Je një përrallë që e kam jetuar,
Me mijra herë, në mijra netë,
Cdo ditë më shumë t’kam dashuruar.,
Dhe pse ti je, veç një portret!

Kërkoj për fjalë të të përshkruaj,
Fjalët pranë teje nuk gjejnë kuptim,
E pikturuar nga një i huaj,
Sa e gjallë në shpirtin tim!

Poezi nga Bledi Ylli

Ndjenjë, o ndjenjë

Ndjenjë o ndjenjë që s’më lë rehat
E do zemrën fare pranë gjithmonë,
Ta përkëdhelësh deri në mesnatë
Sa herë që prushi të përvëlon.

Ta mbaj në krahë dhe ta llastoj,
Me ngadalë nga gjumi ta zgjoj,
Eh, ndjenjë o ndjenjë qenka thënë,
Vetëm në ëndrra dashurinë e gjen,

Pse të ndodhesh kështu kaq e pafat,
Shpirti im nuk është asnjëherë rehat,
Eja pra, të dy dorë përdorë shtrënguar,
Në shtratin e butë petale mbuluar.

 

Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Epos lulesh

Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.

Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!

Larg e ndodhur

Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrinĕ nga larg,
Ti je muzě qě m’ fle ně měndje
Dhe kur shkruaj, hyn nĕ varg!

Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrině e plot,
Tek lodroně, tě shoh me ěndje
Por çfarë je qě s’ tĕ prek dot.

Të huaj

Përse u bëm’ si dy të huaj
Mos më pyet se nuk e di.
Ndoshta shpirtërat zjarrin shuajn’
Atëherë, kur vdes një dashuri.

Përse kur ëmbël vjen mëngjesi
Dëshiroj kujtimin tënd,
Shpirti i etur ç’mund të presi
Nga një dashuri që dhëmb!

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.