Emri I Zotit

Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç’ke bërë
E ç’ka në jetë
Të gjitha ç’janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt! 

Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç’do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç’je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat’ edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S’ta di emrin tënt,
Se s’gjendet me mënt.
Ah! S’e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s’i dhe
Që të thotë ç’je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç’gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s’di
Rri si çilimi
E s’mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t’i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s’e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q’është e ç’shohëm
Nga gjithë ç’njohëm,
Zën’ e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.