Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…
E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…
- Më shumë nga Lasgush Poradeci
- Tituj të veprave
- DREMIT LIQERI
- E MORA SHOQEZEN PERKRAH
- GJARPËRUSHJA
- GJENIU I ANIJES
- GREMINA
- JE ULUR FORT
- KU VEMI SHPESH
- KUSH TA FALI BUKURINE
- LAMTUMIRE
- LODRA E DASHURISË
- MAJA E ÇELUR
- MALLI
- MBARIM VJESHTE
- MENGJES
- KAMADEVA
- PAMJA
- PORADECI
- PRANDAJ
- SHPIRTIT
- TE RITE E VITEVE TE MI
- TI BUZËNDRITUR NË STOLI
- TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU
- VDEKJA E NOSITIT
- DIMER
- SYT’ E LUMTUR
- DORA JOTE LEDHATARJA
- PËRSE TË DUA
- DURIMI
- Ç’U MBUSH MALI
- KUJTIMI
- MITRUSH KUTELIT
- DEGJIMI I ZEMRES
- KU SHTROHET VALA
- SYT’ E TU VETËTIMTARËT
- VALLJA E YJEVE
- KUR TË MË JESH E ZEMËRUAR
- KUR NË FLAKË
- ZEMËRIMI JONË
- ZEMRA
- ZEMRA E SHOKUT
- Vallja e yjeve
- Ylli i zemres
