Fillimi » Lasgush Poradeci » Mbarim vjeshte

Mbarim vjeshte

Fluturoj dhe shterg` i fundit,madheshtor, me shpirt te gjore
Dyke shkuar qe – me – nate siper malesh me debore…
Iku rend`e i permallshme, dhe me sqep te ti te forte
Zotriut q’ i la folezen i trokiti mun ne porte…

Pra, me s` duket shpes` i fatit prapa bujqesh dhe ploresh,
Prapa brazdes se rezuar hap – me – hap prej qe maloresh;
Me s`degjohet ner ugare te kercase miu i hirte,
Vdiq neperka pikelore ndaj blatisht e shkretetirte.

Dheri – i mardhur prej thellimi dirgjet heshtur nene bryme,
Fryn veriu ne pyll te thate me zemrim e me fertyme
E si shtohet cingerima…ja! se ku dinak dh`i vocerr…
Neper gardh – e neper ferra derdellet gazmor nje cocerr!…

O ! sa hir qe kishte shtergu, aq fisnik me shtat te gjore,
Kur bariste dal – nga – dale , – posi dhender me kurore!…
E kur prane i vinte krilla, qe shendrij ne kraharuar,
Me sy lart, me hap te matur – posi vash` e nuseruar!..


Emaili juaj nuk do të publikohet, por është i domosdoshëm për tu shënuar. Fushat e domosdoshme janë shënuar me *.