Irma Kurti

384243_508858829138808_856174608_n

Lindi me:   1966
Lindi në:   Tirane
Kombësia:   Shqiptare
Profesioni:   Shkrimtar

Biografia:

Irma Kurti ka lindur në 20 mars 1966 në Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988.Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta “Mësuesi”, “Dita Informacion” etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke.Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj. Për vite të tëra Irma Kurti ka lëvruar poezinë, kryesisht atë lirike.

Irma Kurti ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 nderohet me çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime e poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Spikasin bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë e këngëtaren Ermira Babaliu: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “E njejta ëndërr”, po dhe të tjera si: “Një çast në kujtesën tënde”, “Trokite tek dera”, “Të jem për ty Number 1”, “Imazh i largët”, ”Nën dritën e qirinjve” etj.

Për auditorin e muzikës së lehtë në maj 1998 ajo lançoi kasetën e më vonë CD me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite: “E njëjta ëndërr”.

Irma Kurti është përfshirë në disa antologji të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, USA si: “Forever spoken” (Të thëna përgjithmonë), Antologjinë poetike: “The best poems and poets of 2007” (Poezitë dhe poetët më të mirë të 2007) etj.

Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit “Diffusione Autori” 2011 të “GDS Edizioni”.

Eshte botuese e pese librave me poezi. Përvoja me muzikën e ka pasuruar dhe ridimensionuar vargun e saj të hapur, të sinqertë dhe dialogues.

Irma Kurti jeton prej vitesh në Bergamo, Itali.

Poezitë e autorit:

[one_half]

 

[/one_half]

Tituj të veprave:

  • Këtë natë me ty-poezi, 1999
  • Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002
  • Qirinjtë janë fikur, poezi 2003
  • Bëj sikur fle-poezi, 2005
  • Puthja e fundit, poezi 2007
  • Midis dy brigjeve-libër autobiografik , 2010

One Response to Irma Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.