DJE DHE SOT

Jo fort moti unë e di
Në mes nesh kish dashuri
Kish më tepër solidaritet
Zoti qonte shumë bereqet.

Ishim bashkë në malë e arë
Asnjëherë nuk ishim të ndarë
Bashkë në ndeja, lojë e oda
Sa keq tash na ndërroi moda.

Pse në mes njerëzish ky inat
Kurrë urrejtja nuk sjell fat
Kanë thënë të vjetrit moti
Të urryerit si do as zoti.

Tash pyes veten e mendoj
Pse na ndau dreqi kësisoj
Kush askend kujt s`ia ka vra
Por me sy nuk don me e pa.

Disa shkojnë falin xhumanë
Ku jep hoxha vaiz me kur`an
Por kur dalin shpejt harrojnë
Që ta duan shoqi-shojnë.

Duhet mësuar vajzë e djalë
Të notojnë edhe mbi valë
Të aftë duhet të jemi ne
Që t`i mbrojmë atdhe e fe.

Thonë armiku nuk fle kurrë
T`i sulmon fe e kulturë
Në muzikë me shund e kiq
Sa për veshje mos pyet hiq.

A jemi të verbër të shikojmë
Këto të këqija t`i dallojmë
Nuk e di a mban n`mend kush
Me dalë femra gjitë për fushë.

Djemtë në qytet e në katund
Me vath në vesh e në hundë
Nga flokët nuk e heqin gellin
Thonë profesorët po na ngelin.

Televizioni publik e privat
Shejtanit po i bën argat
Dikush bërtet kuku nane
A durohen këto cullakhane.

Me do këngë ia nxjerrin bisht
Kanë dalë krejt në sërnishtë
E del e thotë ndonjë lopë
Kështu shkohet në Evropë.

Pasha bacën po gabon
As Evropa ashtu s`të don
Këtë gjithkush duhet ta di
Se duhet me pasë një kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.