Enver Gjerqeku

EnverGjerqeku

Lindi me:   1928
Lindi në:   Gjakove
Kombësia:   Shqiptar
Profesioni:   Shkrimtar

Biografia:

Enver Gjerqeku poet profesor e akademik, lindi më 25 gusht 1928 në Gjakovë në një familje qytetare. Në vendlindje kreu shkollën fillore (1942) dhe Shkollën Normale (1948), kurse Fakultetin Filozofik – grupin e gjuhës e të letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit (1955), ku edhe u magjistrua (1961). Pasi kreu Normalen, shërbeu një kohë mësues, e pastaj shkoi në studime. Gjatë studimeve ishte anëtar i redaksisë së revistës Zani i rinisë (1954-1956). Pas mbarimit të studimeve shërbeu profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës (1956-1959), në Shkollën e Lartë Pedagogjike (1959-1962) dhe prej vitit 1962 e deri në vitin 1995 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës ligjërues i lartë e profesor i Letërsisë shqiptare. Në dy mandate u zgjodh prodekan i Fakultetit. Ishte kryetar i Seksionit e mandej i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në periudhën 1956-1967 ishte anëtar i Redaksisë së revistës letrare Jeta e re, kurse më 1965-1968edhe i Redaksisë së revistës shkencore Gjurmime albanologjike. Gjatë viteve 1986-1991 ishte kryeredaktor i Redaksisë së Enciklopedisë së Jugosllavisë për Kosovën në gjuhën shqipe. Më 21 tetor 1986 u zgjodh anëtar korrespondent dhe më 3 prill 1991 anëtar i rregullt i ASHAK. Në një mandat u zgjodh sekretar i Seksionit të Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve të ASHAK. Për letërsi interesohet që kur ishte nxënës. Më 1946 botoi nëZanin e rinisë poezinë e parë Shoqes së mbyllun në çarshaf. Prej asaj kohe paraqitet pothuajse vazhdimisht me poezi dhe me punime të zhanreve të tjera në revistat e gazetat tona: Zani i rinisëRilindjaJeta e reFjala etj. Përveç poezisë, merret edhe me studimin e letërsisë shqiptare, përkthen nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe kryesisht poezi, prozë dhe anasjelltas. Poezia e tij është përkthyer shpesh në gjuhën serbokroate e në gjuhë të tjera të ish-Jugosllavisë.Ka marrë pjesë në takime, manifestime dhe simpoziume letrare si në vend ashtu edhe në vendet e tjera: në Shqipëri, Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Turqi, Rusi, Uzbekistan, Amerikë, Kanada, etj. Në Kosovë është organizator i Mitingut të Poezisë dhe i Takimeve të Shkrimtarëve në Deçan dhe Brezovicë. Përveç këtyre që u përmendën më lart, ka marrë pjesë në Takimet e Shkrimtarëve të Tetorit në Beograd, në Mbrëmjet Poetike në Strugë, në Bisedat letrare të Zagrebit, në Ditët e Majit – Sarajevë, në Lojnat e Zmajit në Novi- Sad, në Takimet e Shkrimtarëve të Evropës Qendrore në Kanjizhë, etj.Në të gjitha këto takime, tribuna e simpoziume, është prezentuar me krijimtarinë e vet, me kumtesa dhe me referate rreth letërsisë shqiptare, që krijohet në trevën e ish-Jugosllavisë, në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare. Është poet, studiues e historian i letërsisë dhe përkthyes letrar. Për veprimtari të pasur në fushën e letërsisë është fitues i shpërblimeve të Këshillit Popullor të Kosovës 1950, 1957, 1959, i Shpërblimit Krahinor të Dhjetorit 1960, i Shpërblimit të Nëntorit të Prishtinës1969, i Shpërblimit të Rilindjes 1976, i Shpërblimit të 7 Korrikut 1989  dhe i shpërblimit “Aleksa Shantiq” – Mostar 1979, etj. Është autor edhe i disa botimeve antologjike, si: Sytë që shprepin dashni (1959, bashkë me Esad Mekulin), Shtigjeve të qëndresës – Stazama otpora (1961, në të dy gjuhët, bashkë me E. Mekulin e Vehap Shitën), Panorama e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964, bashkë me Ramiz Kelmendin e Hasan Mekulin), Ndre Mjeda: Vjersha (1962, 1970, me parathënie e aparaturë shoqëruese). Po ashtu përpiloi, zgjodhi dhe redaktoi përmbledhjen përkujtimore të poezive të Esad Mekulit Qëndresë urtësie, botim i ASHAK (1996). Poezia e Enver Gjerqekut është botuar pothuajse në të gjitha antologjitë, përmbledhjet e panoramat e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e jashtë, si: Shkëndijat e para (1956), Rexhep Qosja: Antologjia e lirikës shqipe (1970, 1978), Ali Podrimja e Gjakomo Skoti: Fjalë të rilindura – Le parole rinate (shqip e italisht, 1970), Për ty dhe E di një fjalë prej guri (Tiranë, 1970, 1972), E nën Çabrat Gjakova (1978), Pesme gorske i ponosne (Këngë të idhta e krenare)Sedam pesnika Kosova i Metohije (Shtatë poetë të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, Nolit, Beograd, 1962, 1968), Novija šiptarska poezija (Poezi e re shqipe, 1966) , Vertikale (Split- 1970), Najnovija albanska lirika (Lirika më e re shqipe, Beograd, 1972), Bez glagola (Pa folje, August Cesarec, Zagreb, 1978), pastaj në italisht Ramo sofferente, në gjermanisht Der bekümerts Zweig dhe në frëngjisht La solitude d’une branche (Dega e pikëlluar, poezia shqipe në Jugosllavi (përzgjedhur nga Ali Podrimja dhe Sabri Hamiti, Rilindja, 1979) etj.

Poezitë e autorit:

[one_half]

[/one_half]

Tituj të veprave:

  • Shkendijat e para
  • Per ty
  • E di nje fjale prej guri
  • Antologjia e lirikes shqipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.