E PARA VDEKJE NË SCOTIA

Në dhomën akull të pritjes
nëna ime e shtriu Arturin
ndënë kromografë:
Eduardi, Princi i Uellsit
me Princeshën Aleksandra dhe
Mbretin Xhorxh e Mbretëreshën Marie.
ndënë to mbi tavolinë
rrinte një leshko i stupur,
qëlluar e stupur nga xhaxha Arturi,
babai i Arturit.

Qysh kur xhaxha Arturi
i këputiatij një plumb,
Arturi nuk tha më një fjalë.
E mbajti të fshehtën e vet
mbi liqenin e bardhë akull,
tryezën me syprinë mermeri.
Parzmin e kish të thellë, të bardhë,
të ftohtë, të bëhej ta përkdhelje:
sytë i kish qelqe të kuq,
kaq shumë të dëshirueshëm. 

“Eja”, më tha nëna,
“Eja dhe thuaj pafshim
Arturit, kusheririt tënd”.
Sa u ngrita më dhanë
një lulak lugine
t’ia vija atij në dorë.
Tabuti i Arturit qe
copë e ngrirë keku,
dhe leshkoja sykuq e shihte
që liqenit të bardhë, të ngrirë.

Arturi qe i vockël,
tërë i bardhë si kukull
që s’është ngjyrosur ende.
Xhek Frost pat nisur ta ngjyrosë
siç di të ngjyrosë veç ai
Gjethet e Panjës (Përjetë).
E pat nisur me flokët,
ca njolla të kuqe e mandej
Xhek Frosti e hodhi furçën,
e la atë përjetë të bardhë.

Çiftët zemërmirë e vezullues
rrinin ngrohtë në të kuq e pellusha:
këmbët u mbështilleshin
me ato pellusha rradhë zonjash.
Ata e ftuan Arturin të qe
faqja më e shkurtër e gjyqit.
Po ku të shkonte ashtu Arturi,
me atë lulak të gjorë në dorë,
me sytë e mbyllur sa fortë,
dhe ato rrugë humbur në borë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.