Fillimi » Edgar Allan Poe » Korbi

Korbi

Nje mes-nate te bezdisur
Tek kendonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Te nje shkence te harruar,
Tek dermitnja I kapitur
Befas vjen nje e trokitur,
Me ngadale e goditur
Permi dere t’ odes sime.
“Dikush eshte, thashe, jashte
Qe troket mi deren time –
Vetem kjo, dhe asgje me.

Ah, e mbanj ner ment fort mire,
Ishte dimr’ I ftoht’ I ngrire,
Dhe n’ oxhakun shkrump te nxire
Uret shuheshin ne hi.
Desha te gedhihej dita,
Se me kot nga librat prita
Te me ngushellonte drita
Per te lumuren Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ I thon Engjejte Lenore,
Permi dhe pa emer me.

Era frynte qe perjashta,
Rrihte perdet e mendafshta
Dhe me ngjethte dhe me derthte
Tmerre qe s’I ndjeva kurre.
Dhe tani qe te pushonte
Zemr’ e mjere qe leftonte
Goja po me belbeconte,
“Dikush do te hynje brenda;
Nonje vizitor I vonet
Qe kerkon te hynje brenda.
Kjo do jet’ e asgje me

Mblodha veten menjehere
Edhe frike me pa ndjere:
“Zot, I them, a Zonje, fajin
Ndjemani, ju lutem shume,
Se per Zotin po dremitnja,
Aq’ e holle ish trokitja,
Aq’ e lehte ish goditja
Permi dere t’ odes sime
Sa me-zi ma zuri veshi.”
Dhe e hapa deren sheshit,
Erresir’ e asgje me.

Syrin thelle n’ erresire
Shume ndenja ne drithtire,
Enderra duke shikuar
Qe njeri s’ ka enderruar;
Mirpo nat’ e erret heshtte
Edhe tjater gje s’ me theshte
Vec nje emer qe me deshte
Peshperitur si “Lenore!”
Kete un’ e peshperita,
Dikush m’ u –pergjeq: “Lenore.”
Vetem kjo, dhe asgje me.

N’ ode prape me te kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer
Perseri vjen nje trokitje
Pak m’ e forte se me pare.
“Pa dyshim pa fjale thashe
Dikush eshte aty jashte,
Duhet vajtur, duhet pare
Qe te zgjidhet ky mister.
Hesht, moj zemer e zhuritur,
Qe ta zgjith kete mister.
Era esht’ e asgje me.”
Hap ahere xhamen time
Kur me shume ferfellime
Brenda hyn nje Korb I mvrojtur
Madheshtor I kohes vjeter.
As u-fal as pershendoshi,
As ben tjater pune boshi
Po si zot me shkon trimoshi
Dhe qendron mi deren time –
Ngjitet mi nje bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime –
Ngjitet, rri, dhe s’ ben gje me.

Me zu gazi, me shkoi tmerri
M’ ate Korb te zi si Ferri,
Qe po mbahej aq’ I rende
Aq’ I larte dhe I thom:
“Ndonese je perce-prere,
S’ka dyshim, je trim I ndjere,
Korb I mvrojtur, I vrerosur,
Arratisur zall me zall;
Thua-m’ emrin tente me nam
Anes detit Plutonian!”
Thote Korbi: “Kurre me,”

U-cudita fort, pa mase
Kur degjova Korb te flase
Ndonese ajo pergjigjie
S’ kishte as kuptim as lidhje;
Se asnje s’ munt te me thote
Qe nonje njeri ne bote
Gjer tani ka pare shpende
Mun mi dere t’ odes tij,
Shpend’ a shtaze mi statuje
Mun mi dere t’ odes tij,
T’ emeruar “Kurre me.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Permi bustin e latuar
Dhe thosh vetem ate fjale
Qe nga shpirti plot me flage.
Asnje pende me s’ leviste
Asgje tjater s’ murmuriste,
Edhe zemra me therriste:
“Miqt’ e tjere ikn’ e shkuan;
Neser edhe ky do t’ ike
Si dhe shpresat qe m’u-shuan.”
Thote Korbi: “Kurre me.”

I habitur nga pergjigja
Qe me dha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim, kjo fjale, thashe,
Esht e vetema qe di,
Q’ e mesoj nga I-zot’ I mjere,
Dere-mbyllur, dere-sterre,
Qe e ndoqi, e dogji zia,
Dhe e shojti lebetia.
Gjer sa vaj’ I shpreses tij
S’ qe vec deshperim I zi
Dhe kurre, kurre me.”

Edhe Korbi me mbertheu
Dhe ne gas buzen ma ktheu.
Shpejt, pra, nje kolltuk rotova
Edhe deres iu-afrova;
Dhe I ndenjur enderronja
Dhe me mendjen po kerkonja
Qe te gjenja, te zbulonja
C desh te theshte Korb’ I zi,
Korb’ I mvrojtur, I vrerosur
Arratisur zall me zall
Me dy fjalet “Kurre me.”

Kete desha te ckoqitnja
Po as fjale nuk I flisnja
Korbit qe me sy prej prushi
Zemren si me zjarr ma mbushi;
Keshtu rrinja I trallisur,
Pshtetur kryet mi perkresen
Kadifeje te qendisur
Qe e ndritte llamba siper,
Mi te cilen ah, e mjera
Do mos pshtetet me persiper
Do mos pshtetet kurre me.

Era u-dent permi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Qe u tingellinin zilet
Posht’ e lart ne dysheme.
“Ja, me Engjej, mor I mjere,
Te coj Zoti kete here
Prehje, prehje dhe nepenthe
Te harrosh Lenoren lart.
Pi, gelltit kete nepenthe
Dhe harro Lenoren lart!”
Thote Korbi: “Kurre me”

“Profet, thashe, neme-rende,
Po profet, qofsh djall a shpende!
Qofte, se te coj shtergata
A Shejtan’ I Ferrit zi,
Te perhumbur, te patrembur
Tek ky vend I shkret’ I dhembur
Tek ky burg me tmerr I shembur,
Thuaj-me, vertet, te lush:
A ka ne Gallad ballsam?
Thuaj, thuaj-me, te lus!”
Thote Korbi: “Kurre me.”

Profet, thashe, name-rende
Po profet, qofsh djall a shpende!
Per nje Qjell dhe Perendi
Qe po lusim un’ e ti,
Thuaj-m’I zemres qe mban zi
A do shoh n’ Eden te shenjte
Vajzen a do kap te shtrenjte,
Q’I thon’ Engjejte Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ I thon’ Engjejte Lenore?”
Thote Korbi: “Kurre me.”

“Mbyll-e gojen, dreq a shpende!
Ngrihem dhe therres me kembe,
Cporru prape mu ne djall,
Ne Sketerre dhe ne zall!
Pende mos me shkunt te zeze
Te me rrej’ e te me ndeze,
Mos ler shenje te genjeshtres
Qe me the, po shko prej deres!
Nxir-m’a qipin tent prej zemres
Thyej qafen jashte deres?
Thote Korbi: “Kurre me,”

Edhe Korb’ I zi I humbur
Qendron edhe I patundur
Mi te zbetin bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime.
Edhe syte I shkendritin
Si prej djajsh qe enderritin
Edhe llamba qe ndrit siper
Ia heth hien permi dhe;
Shpirti im nga ajo hie
Qe valon atje mi dhe
Do mos ngrihet – kurre me.


Post a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

The webpage PoeziShqip.com was created on 2011 with a purpose bringing to the apasionate readers of Albanian poetry and the foreign poetry a selected collection of Albanian and foreign poetry. First this page started as a simple blog where we were posting selected poetry that we have readed or liked and thought that it would be great if we share them with the ones that are interested. Seeing that the interest of albanians for reading poetry was big (despite all the judges that say hat albanians don’t read poetry) we started thinking seriously about the future of the webpage. We had to make something different. After several preparation months, on 1 January 2013 we launched the second version of the page that is more well organised than the previous, it’s more simple while using. More than 100 authors and more than 1000 poetries have been posted till now and this number day by day is growing. The purpose of this webpage is to post a huge number ofalbanian poetries in albanian language online, helping the visitors to read more in albanian. Also if you are an author and want your poetries to get listed on our webpage please send them through contact!