NJE SHTATORI

Sa herë vjen Një Shtatori –
Më djeg zemra dhe kraharori !
Për atë që derdha mund –
S’ pata fat ta çoj në fund !

Një Shtatorin , për çdo mot –
Po e pres me mall e lot !
Kur po i shoh kolegët me sy –
N’ rrugë për n’ shkolla që janë mësy !

Kur shoh nxënësit n’ rrugë shkollore –
Me çantë n’ krah , libra e fletore …
M’ përshëndesin si më parë –
Mirëdita , shok arsimtar !

Mallkuar qoftë gjaku i tradhtarit ,
Që më ndau mua prej ditarit !
Mallkuar qoftë trupi i ballgamit ,
Që më ndau prej pentagramit !

Mallkuar qoftë kukulla e pushtetit ,
Që më ndau prej aktivitetit !
Mallkuar qoftë ai shpirt i zi ,
Që më ndau prej nxënësve t’ mi !

Kush ma ndali këngën në fyt –
Ia qorroftë Zoti , dy sytë !
Mallkuar qoftë pjella e Serbisë ,
Që m’i ndali këngët e LIRISË !

Mallkuar qoftë shtriga e përrenjve ,
Që m’i ndali këngët e heronjve !
Mallkuar qoftë ai që për dhunë –
Në pleqëri më la pa punë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.