LISI FLET

Trungu i lisit me mua flet ,
Me gjoks hapur gjithnjë më pret ,
Do t’ ma qajë mua një dert ,
Për një dhembje e një siklet !
Mirë se erdhe biri im ,
Eja e ulu n’ trungun tim ;
Ta tregoj një muhabet –
Ku jetova 500 vjet !
500 vjet m’ ruajti Malësia ,
Shumë pushuan nën degë t’ mia !…
Sa shumë luftëra përjetova –
Çdo furtune i përballova !
Shumë shenjëtarë më morën n’ thumba –
Trupi im mori shumë plumba !
Dhëmbët e sharrës dhe sëpata –
S’ më lanë t’ qetë dita , as nata !
Breshër , akuj m’ kanë rëndua ,
Borë e shi më kanë kaplua ,
Nën degë t’ mia kaloi shkau ,
Porse rrënjët s’ mund t’ mi thau !
Sa luftëtarë këtu u strehuan ,
Sa rreziqeve iu shpëtuan ,
Sa grigja këtu mrizuan ,
N’ vapa zhegu u freskuan !…
Degët e mia kur u plakën –
Dikush n’ zgor ma futi flakën !
Dikush erdh pa mendje koke –
M’ preu me sharrë e m’ shtriu për toke !
Ma preu trupin pa mëshirë –
Mori gjithë çka pata t’ mirë,
Për kujtim ma la veç trungun ,
Kalimtarët m’ shikojnë si cungun !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.