KENGE PER SHYT MAREVCIN

SHYT MARECI – BISLIM ZEQIRI
Shyt Mareci , ni trim si zana ,
Djalë për pushkë e kish lind nana .
Me Ymerin e Azizit –
Krah ju banë Mulla Idrizit .
Prej Zhegoci e der’ n’ Zajçec ,
Prej Tërpeze e në Tugjec ,
N’ Hajkobillë e n’ Dabishec ,
Prej Mareci e n’ Gjyrishec…
Gjoksat plot me rrethatore ,
Strajcat plot me bomba dore ,
N’ istikame e në llogore –
Anë e mbanë n’ Kosovë Lindore…
Hije u kishin pushkët krahut –
Si dy yje të sabahut,
Në bunkerë bajshin konak ,
Pushkën kishin si jastak…
N’ gjitha fshatrat në Gollak –
Për t’ i mbrojt kufijtë me gjak !
Për t’ i mbrojt tue luftue ,
Tokat tona me i çlirue !
Kanë dhanë besë, janë besatue –
Kurrë të gjallë , mos me u dorëzue !
Me i dalë hasmit n’ mejdan për ballë –
Mos me i ra në dorë për t’ gjallë !
Me u dalë zot, maleve kreshnike –
Me i dalë zot, Shqipnisë etnike !
N’ ato male , nëpër Gollak –
Shumë kanë nxjerrë këta trima hak !
Kanë nxjerrë hak, veç për shqiptarë ,
Për do burra – trima t’ parë !…
Shyt Mareci, shumë luftonte ,
Por tradhtarët , nuk i donte !
Kush iu bante argat shkaut ,
Kush ia thente krahun vëllaut…!

Be në Zotin, kishte ba :
“Ai që bahet krah me shka,
E nuk din as Zot që ka,
Vend për s’ gjalli s’ do t’ i la –
S’e lëshoj t’ gjallë, kurrë, pa e vra !
Do ta vras , si me e vra qenin –
Ta pastroj prej tyne, vendin !”…
Shumë familje nëpër Gollak –
I dhanë bukë, i banë konak .
Shyti, ishte trim i paqë,
Njeri t’ gjallë nuk merrte n’ qafë !
Gjithmonë , shokëve ju ka kallxue –
Kur kam dalë n’ mal me luftue ,
Njiherë Zotit, ju kam betue-
Kurrë i gjallë, mos me u dorëzue !
-Do t’ luftoj, sa t’ më bajnë shneti,
Tej t’ ë mjet i mramë fysheki,
Nja dy bomba i ruej për veti,
Kur t’ ëm vjen dita e kiametit –
Këto dy bomba ia zbrazi vetit !
Në Hajnoc, OZNA e Serbisë –
Kish “stranicën” e milicisë ;
Bashkëpunëtorë kanë rekrutue ,
Shumë me pare i kanë pague!…
Shumëve , poste iu kanë premtue –
Me këqyrë , Shyti , ku asht strehue ,
Me e nxanë t’ gjallë , me e arrestue ,
Ose n’ kurthë me e likuidue !…
Bashkëpunëtorët , në gjah janë lëshue –
Me e gjetë Shytin, ku asht strehue !
Edhe n’ rreth , gjahtarët e shtinë ,
E njoftuen milicinë:
“Banju gati, t’ ia rrethojmë shpinë –
N’ shpi t’ Rexhë Vrapcës, ish n’ Meshinë!”
Më 8 Shkurt, dyzet e shtatë ,
E rrethojnë Shytin e ngratë .
E rrethojnë OZNA me milici ,
Bashkë me ta, shkuen shumë hafi…
Prej Hajnocit, po shkojnë n’ Meshinë –
Rexhë Sinanit, ia rrethojnë shpinë:
“Dil, bre Shyt, n’ dash me u dorëzue ,
Se i gjallë, s’ mundesh me pshtue !”
T’ madhe, Shyti, ju ka ngërmue:
“O, tradhtarë, koki mashtrue,
Këta gjahtarë, ju kanë tradhtue,
Qysh me kohë, s’ ju kanë kallxue –
Shyti, i gjallë, s’ ka me u dorëzue!
N’ fyshek t’ fundit, për pa u kallë –
Nuk dorëzohet , Shyti, i gjallë !”
Luftë e rreptë kishte fillue ,
S’ po mujnë , Shytin, me e zaptue !
Si vetimë e çau rrethimin –
Dhe u nis me e gjetë shpëtimin !…
N’ luftë me OZNËN, dhamë për dhamë –
E kish marrë nji plagë të randë ,
Trupi , Shytit, ju kish ligshtue ,
Nuk ka mujtë ma ndej me shkue !
Zhdirgjej Shyti, teposhtë nji shpatit –
Ndër shtëpi t’ Shaban Gubacit…
Mu ndër Bri të Kurtoviqe –
Në livadh asht ungjë “kambkryqe”…
S’ mund t’ i bante plagës ballë ,
As s’ dorëzohej , dot, i gjallë !
Nxori dy bomba prej nji xhepi –
Që i ruente gjithmonë për veti !…
Këto dy bomba i ka kurdisë –
Ra me bark, mbi to, përmbys ;
Bombat, shpejt i aktivizoi –
Aty, vetin e likuidoi !…
Turren OZNA, si kasapë –
Për hakmarrje, t’ kërkojnë jatakë !
Kush i bani , Shytit, konak –
Ia kanë mësy për me marrë hak ?!

Rexhë Sinanit, në Meshinë –
Menjiherë ia rrethojnë shpinë !
E vranë Rexhën, n’ derë t’ oborrit –
Veç pse i jepte bukë , dëshmorit ?!…
“Te Ymer Aziz Tugjeci –
Shumë ka nejtë, ai Shyt Mareci !
Te Ymeri, tash do t’ shkojmë –
Edhe atë, ta pushkatojmë !
E ka majtë Shytin, me bukë t’ vet –
Të dy bashkë , t’ i çojmë “n’ xhenet!”…
Shkojnë, Ymerin, e kanë thirrë –
N’ derë t’ oborrit e kanë lidhë !
Para syve t’ robëve t’ vet –
E kanë lidhë me të dy djemtë !…
Me Ramizin e Hajrullahin –
Babë e djemë, teposhtë po i marrin !
Po i çojnë para, nëpër Dibok :
“Asht mërzitë me t’ pa nji shok!…
Asht mërzitë , nji shok i yti –
Qatje poshtë, asht tuj t’ pritë Shyti !
Ish mërzitë, për ty, me t’ pa –
Na erdh keq , prej tij, me t’ nda !…
Në livadh, Shyti, po t’ pret –
Bashkë me ty, me shkue n’ xhenet !”…
Kaluen lumin, përpjetë po ngjiten –
Muharrem Vrapcës, po i aviten …
N’ Shtab të OZNËS, te Muharrem Vrapca –
Pak ma parë, ku kish ndodhë vrasja !…
Ku e vranë Rexhën, të mjerin –
Aty, tash , po e çojnë Ymerin !
Komandanti, ai barbar –
Po i kërkon dy “vullnetarë” !
Dy milicë, ju kanë lajmërue –
Komandanti i ka urdhënue :
“Merrne Ymerin, para me e çue ,
Drejt te Shyti, keni me e çue ,
Krye për krye me i bashkue
Dhe n’ atë vend me e pushkatue !”
Qysh ju tha – qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morën shpirtin ,
Veç pse e mbajti n’ konak, Shytin !
Nip e dajë, i vranë në borë –
N’ histori, mbetën dëshmorë !
Xhelatxhinjtë , po bisedojnë:
“Komandantët, nuk na besojnë !
Do t’ na kapin neve për fyti –
Ku kanë mbetë Ymeri e Shyti?!”…
Njeni u tha:”Nuk keni faj,
Për këtë punë, ia bajmë kollaj ,
Po e ngarkojmë , Shytin, në saj,
Drejt n’ Hajnoc, kemi me e çue ,
Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanë me u gëzua !
Shkije e shkina, do t’ flejnë rehat –
S’ e shohin n’ andrra, Shytin, për çdo natë !”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.