DASHURIA E PARË

Dikur
kur isha 16 vjeç
ishte vetëm ndonjë shkrimtar
që më jepte shpresë
e ngushëllim.

babait tim nuk i pëlqenin
librat
as edhe nënës sime
(meqë s’i pëlqenin babait)
sidomos librat që merrja unë
në bibliotekë:
D.H. Lawrence
Dostojevski
Turgenev
Gorki
A. Huxley
Sinclair Lewis
dhe të tjerë.
Unë kisha dhomën time të gjumit
por në orën tetë të mbrëmjes
duhej të binim të gjithë për të fjetur:
“zgjimi herët në mëngjes është flori”
thoshte babai im.

pastaj bërtiste:

“Shuani dritat”.

atëherë unë vija llambën
nën batanije
dhe vazhdoja të lexoja
nën dritën e ngrohtë e të fshehtë:
Ibsen
Shakespeare
Chevhov
Jeffers
Thurber
Conrad Aiken
e të tjerë.

më jepnin një shans e ndonjë shpresë
në një vend pa shans
shpresë,
ndjenjë.

e fitoja atë.
bënte nxehtë nën batanije.
ndonjëherë tymosnin çarçafët
atëherë unë fikja llambën,
e mbaja jashtë
për ta ftohur.

pa këta libra
nuk jam plotësisht i sigurt
se çfarë do të bëhesha:
delirant,
atvrasës;
idiot,
dembelhane.

kur babai im bërtiste
“Shuani dritat”.
jam i sigurt se e terrorizonte
fjala e skalitur bukur
dhe e pavdekshme
njëherë e përgjithmonë
në faqet më të mira
të letërsisë sonë
më të bukur

dhe ajo ishte aty
për mua
afër meje
nën mbulesat
më grua se një grua
më burrë se një burrë

ishte e tëra për mua
dhe unë
e mora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.