ZOLEJKA

Nga gjithë vëndet, Misiri,
ka qen’ e është m’i miri:
gjithmonë jeshil bari;
s’ka të sosurë behari. ..
Pem’ e lule gjithë moti,
e ka bekuarë zoti.
Piramidhetë me diell,
kanë kokënë në qiell.
Buçit Nili nat’ e ditë,
bie uje të floritë. ..
vadit fushënë të tëre
nukë ka vënd të mos zërë,
Ujiten dhe hurmadhjetë
dhe venë, venë përpjetë.
Veriu s’reshtet kurrë,
kur ze e lot me pelhurë,
mbanë Nilit punëmbarë
ka qenë Tani; më parë,
ka qënë kryqyteti
se këtu kish fronë mbreti.
Tani ka qenë një herë
qytet i madh e i gjcrë;
në mes të këtij qyteti
ka qenë pallat i mbretit,
se në këtë qytet rroi
Apofi, kur mbretëroi.
Pranë mbretit, nga veriu,
rrinte zoti Petefriu,
i nderuar në Misir,
se mbreti e kish vezir.
Mendjemadh e zemërmirë
kishte në dorë Misirë:
Petefriu mbretëronte
se Apofi shum’ e donte;
Apofi me Petefrinë
bashkë rrinë, han’ c pinë. ..
Petefriu u martua
mori Xolejkën per grua.
Moj Zolejke, nga ke dalë
që ke diellin në ballë?
Zolejkë, kush të ka bërë
që manitenë të tërë?
Të ka bërë zoti vetë,
nukë ke shoqe ne jetë!
Kush pa bukurinë tënde
dhe nuk lojti nga mëntë?
Kur do Zolejka të dalë
me karrocë ja me kalë,
vetëm a me Petefrinë,
ysmeqarkat pas i vinë.
Kur del Zolejka merr erë
dalin dhe shumë të tjerë,
nukë rri njeri pa dalë,
kush ta shojë më në ballë!
Zolejka rri e mentuar
dhc ve kokënë në duar. ..
ysmeqarkatc s’guxojnc
te lozin e të kendojnë.
Ç’ka Zolejka që s’gëzon?
zonjë si ajo kush rron?
Kush ka të tilla të mira?
Kush ka gjëra të pavdira?
Kush ka burrë më të mirë?
Burr’ i saj urdhron Misirë’. . .
Dashuri moj dashuri!
S’peshon ergjënt e flori’. . .
Sa para bën madhëria?
Nukë blihet dashuria.
Duro, Petefri, duro!
Zolejka nukë të do’. . .
Apofi, mbret’ i Misirit
i tha një ditë vezirit:
për gjah sivjet s’kemi vatë,
po të vemi këtë natë,
se ditën bën shumë vapë;
në mëngjes ktheheml prapë,
Mbreti këtë fjalë foli,
Petefriu jashtë doli
ysmeçin e tij kërkoi
te Zolejka e dërgoi
t’i thote të mos e presë.
Në pezul të penxheresë
rrij Zolejka, si ngaherë,
kur pa Josifnë më derë.
Nukë qe njëzet vjeç djalë.
mustaqja s’i kish dhe dalë,
ish i bukurë si çupë.
dhe për të pirë në kupë.
Arapinka të këndonin,
Zoiejkënc pergëzonin.

— Zonjë, më dërgoi zoti
Petefriu fuqiploti,
këtë natë mos e pritni
vetëm të hani, të pini:
për gjah sonte do të venë
që të dy bashkë me mbrenë. —
Këto tha djali dhe priti,
po Zolejka psherëtiti,

— Pse mban kokënë mënjanë?
Qasu të rrish këtu pranë,
dhe Petefriu me mbrenë
ku të duan le të venë.
Ti të rrish sonte me mua,
Josif, die që të dua!
Të dua, të dua shumë
dhe gdhij natënë pa gjumë…
Që ditënë që të pashë,
zemërnë time ta dhashë.
Dale të të puth një herë!
Këtë natë mos më lerë
vetëmë me ysmeqarë,
Josif, bëhu djal’ i mbarë!…
Eja të rrish këtu pranë,
kuvendojmë për babanë,
për mëmën që të ka bërë
dhe për njerzt’ e tu të tërë.
Pse ke lënë mëmëdhenë?
Kush të shiti, ku të gjenë?
Pse erdhe zure Misirë?

— Jeshë, foshnjë, s’mba mënt mirë. ..
Po vëllezrit që kam pasur
si vëlla s’më kanë dashur,
dhe më shitnë për të holla!. ..

— Faqja jote posi molla,
goja jote si qershia,
s’të çmonetë bukuria!…

Të dua, Josif, të dua’
Sonte do të rrish me mua;
do të ham’ e do të pimë,
të dy vetëm do të rrimë!. ..
Se është jona kjo natë,
zoti e bëftë të gjatë!
zoq e bilbilë, këndoni,
kur të gdhiet të na zgjoni…
Mos ki turp, mos u bën djalë.

— Zonjë, zonjë, të jam falë!
Jam rob’ i zotrisë suaj;
këto fjalë mos m’i thuaj!…
Jetim i shkretë, fatziu,
më ka Merë Petefriu,
si baba më është sjellë,
më ka rriturë si pjellë,
më ka mbajturë me shpresë,
s’guxoj t’i da! i pabesë’…

— Nga burri im mos ki frikë:
mbaj me vete këtë thikë,
prapa derësë të fshihesh
dhe kur të vijë, t’i biesh!…
Vraje Petefrinë vetë!
Pastaj të më kesh për jetë. ..
0 Josif, mos u largo!
Josif, Zolejka të do’
Rri me mua këtë natë.. .
Nukë jam si gjithë gratë:
Gjithë trimatë më duan,
mbreti për mua le gruan,
po si ty s’dua të tjerë.
lemë të te puth një herë! —
Edhe e puthi sa deshi.
Josifi u ngre nga sheshi
i mjeri kërkon të dalë. . .
Zolejka ju ngjit si ngjalë,
U zëmërua sa qau’
Dhe zu Josifnë nga krau!
Ky e shtyti me të fortë
dhe dolli jashte më portë.
Zolejka mbet turpëruar
me sakon e tij në duar:
(Josifi, që ta lëshojë,
Qiti sakon të shpëtojë.)
Dita s’qe dhe gdhirë mirë,
Zolejka si egërsirë
nga inati. që kish marrë
priti burrën duke qarë!
Ç’ke që qan, o shpirt, i thotë
dhe vate t’i fshijë lotë,
po Zolejka qa më shumë.
— Ku më le vetem, o lumë?
Ike më le me të tjerë. ..
Josifi më prishi nderë?
Erdhi natën të më zërë
Dhe ra me mua të flërë!
Do të më kish turpëruar
sikur të mos jeshe zgjuar!
Të mos keshe këtë thikë. . .
kur e pa, i erdhi frikë
dhe hapi derën e shkoi
po sakon këtu harroi!
Kur dëgjoi Petefriu
gjithë këto fjalë, .ngriu;
kur pa dhe sakon e tia,
i erdhi rrotull shtëpia:
Zolejkën të turpërojë
Josifi?. .. Tani të shojë. ..
Dhe urdhëroi ta zënë,
brënda në bodrum ta venë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.