MILLONAI, I BIRI DHE NJE GOMAR

Një millona me të birë
u nisnë për në pazar,
për të shitur një gomar.
Që ta shesën ca më mirë,
që të mos lodhet gomari,
e shpëtuan nga samari.
Kur e lidhë mbi një tra,
e muar të dy në kra
njëri pas, tjetri përpara.
Gjenë ndëpër ara,
një tjetër udhëtar:
Ky u tha
kur i pa:
— Nga këta të tre nuk’ është gomar
ay që pandeni,
ndaj mos u gënjeni.
Millonai, q’e ndigjoi,
e mori vesh këtë fjalë
dhe me vrap, bashkë me djalë,
në shesh gomar’ e lëshoi,
e zgjidhi nga druri,
përpara e vuri.
Kur hipi të birë,
vetë, me gas
dhe me dëshirë
u vete pas.
Do, s’do veshgjati shkon duke qare.
se i pëlqente mënyr’ e parë.
Tre njerëz q’i panë,
djalit i thane
— Ti s’paske turp fare, nukë paske gjak’
Zbrit nga gomari, t’ja hypi yt’ at.
q’është shumë plak.
Djali me inat
zbret nga veshgjati, –
ja hipën i jati.
Më tutje gjen tri gra,
nga të tria njëra tha:
— Mbyty, mbytu, millona,
që shkon hipur si dhespot!
Shiko, djali s’ecën dot.
ndë këtë rrëpirë.
Millonai plak
grave u dha hak,
mori në vithe të birë.
S’kishnë bërë njëzet çape,
poqnë të tjerë njerz prapë;
një nga të tërë këta,
kur i pa hipur u tha:
— S’kini turp të turpëroni?
Mos ini të dy të marrë?
S’u vjen rëndë që mundoni
kaqë shumë sot gomarë,
— Vanë mënd e mia, vanë,
(thotë millonai), sot
kurkush nukë kënaq dot
gjithë botën dhe babanë!
Çdo njeri me mënd të vet…
tani gjë tjetër s’më pret,
nga gomari të zbres,
që të mos thyhet në mes,
Pas këto fjalë,
hidhet në shesh
bashkë me djalë.
Gomari qesh,.
se u lecua nga barra.
Vunë gomare përpara,
vetë pas i venë,
Pa vatur në trek,
njerez të tjerë gjenë,
sipër te një brek.
Kur u vanë pranë,
të tërë tok thanë.
— Shihni mëndjehollët,
shihni dy të marrë,
që grisin shollët,
kursejnë gomarë,
se i kanë gjarë,
U hodh e tha millonai:
— Vërtet jam gomar, per zonë,
tek un’ është gjithë faji
se kërkoj të bëj ç’më thonë.
Shani, qeshni sot me mua;
sot e tutje kurdoherë
do të bëj vetëm ç’të dua,
jo si të duan të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.