KORBI DHE DHELPRA

Tek një lis sipër në majë
korbi qëndroi të hajë
një copë djathë që mbante
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelper’ e mallëkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta haje vetë;
“Mirëdita mik i vjetrë,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrë
me pendë të bardhë; në di të këndosh
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërosh”
Të tregoje zënë zoti korb gërrhiti
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
“Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva”
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb’ i shkretë,
korb’ i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjetër herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.