Vrima e Parë Fyellit Tim

ç’gurron guri në gurinë
gur guri ndër gurë më i guri

gur i gurëzuar pranë gurit
gurth i nguruar rreth gurit

gurron guri në gurë gurësh
guro guroje gurin në gurinë

ç’guri pranë gurit gur guri
vrimë e parë e fyellit tim.

——————————————————-
Kjo poezi është e shkëputur nga cikli Guri. Njëjëzimi ndërmjet subjektit poetik dhe gurit është aq sugjestiv, sa vetvetja e poetit shndërohet në metaforë për gurin. Me këtë rast guri, pra urtia, lashtësia, durimi… janë qenësi e tërësisë dhe e trollit të poetit, janë të gjithëpranishme njësoj si shpirti dhe kënga e zërit poetik. Latër distikët e kësaj poezie dallojnë nga të tjerat për efektin emocional që nxit përsëritja e shpeshtë e bashkëtingëlloreve dhe e zanoreve të caktuara (asonanca dhe aliteracioni), ku mbizotëron kombinimi ndërmjet r- së dhe u- së. Po të lexohet disa herë me radhë, është e pamundur t’i shmangesh ndjenjës së përjetimit të një ritmi gurgullues, plot gjallëri dhe freski rinore, të një vargu jetësor të pakëputur, unik dhe këmbëngulës në shpërthimin dhe kapërcimin e pengesave gjatë rrjedhës. Dhe në vazhdimësi në poezitë e tjera të ciklit Guri, poeti vë veshin mbi gur dhe dëgjon impulsin epik të tij, që arrin deri në të tashmen dhe synon të ardhmen
——————————————————-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.