| Lindi me: | 1958 |
| Lindi në: | Prishtine |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Shkrimtar |
Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtine, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në “Universitetin e Zagrebit” dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”. Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.
- Poezite e autorit
- Tituj të veprave
- DHE IKIM IKIM IKIM
- DUKE PRITUR GJERGJIN E RI
- ËNDRRA… PASTAJ VLORA
- JETA NË MOZOMAZI
- KTHIMI I DRITËSORËVE
- KUR VRITET BIRI I MADH
- MUNGESA E LIRISË
- PËRPJEKJE PËR T’I ZËNË KONTURET E MBINJERIUT
- PIKAT AD
- SI E KRIJOI ZOJSI DARDANINË
- SKICË PËR NJË ELEGJI
- VDEKJA E DYTË E GJERGJIT*
- VJERSHË EKSPRESIONISTE
- ZONJA MËMË
Vellimet me poezi:
- Pasqyrë dhe diell (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1979},
- Rënia e mollës (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1981),
- Pad jabuke (serbisht, “Jedinstvo”, Prishtinë 1982),
- Qerrja e diellit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1983),
- Loja e strucit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1987),
- Të qenët të mosqenë (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1990),
- Pikat AD (poezi, “Papyrus”, Prishtinë,2002),
- Dashni dhe vdekje (poezi. “Nositi”, Prishtinë, 2011)
Tekste shkollore dhe kritike letrare:
- Gjuha shqipe XI (libër shkollor, “Dukagjini”, 2004, 2009)
- Demaçi, vepra letrare (monografi, “Nositi”, Prishtinë, 2008)
- Për poezinë (kritikë letrare, “Nositi”, Prishtinë, 2008)
- At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)
- Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)

